This image has an empty alt attribute; its file name is cci.png

Dhoma e Tregëtisë dhe e Industrisë Franko-Shqiptare është një Organizatë Joqeveritare e pavarur dhe apolitike me seli në Tiranë.
Dhoma ka si objektiv të promovojë dhe të lehtësojë eksportin dhe investimet e bizneseve franceze në Shqipëri.
Pjestarët e saj janë frankofonë ose francez që e njohin mirë Shqipërinë. Falë tyre ndërrmarjet franceze e kanë më të thjeshtë integrimin në tregun Shqiptar.
Ne 2012 kjo organizatë kishte në gjirin e saj 7 (shtatë) pjestarë themelues. Sot ajo koordinon dhe zhvillon një rrjet biznesi me 80 (tetëdhjetë) pjestarë nga horizonte të ndryshme.
Dhoma e Tregëtisë dhe e Industrisë Franko-Shqiptare është pjestare e Dhomës së Tregëtisë dhe të Industrisë Ndërkombëtare si dhe e Forumit Frankofon të Biznesit.

This image has an empty alt attribute; its file name is logodroitslois.png

Kabineti i Avokatisë “Droit et Lois”, me Aksioner të vetëm Avokatin Renaud Berthou është i specializuar në fushën e konsulencës fiskale dhe strukturimit të personave juridikë.
Avokati Renaud Berthou ka 15 (pesëmbëdhjetë) vjet eksperiencë në këtë fushë që ka njohur paraprakisht edhe kur ushtronte profesionin e tij si jurist në kompani siguracionesh, në banka apo në studio noteriale.
Avokati Renaud Berthou ka një doktoraturë në të Drejtë Europiane, si dhe çertifikime specfike (HEC, Yale, etj…).
Paralelisht, jep mësim në Univesitetet e Drejtësisë të qyteteve të Rennes, Nantes, dhe Brest, si dhe kurse profesionale në kuadrin e strukturave të mirënjohura në Francë si DALLOZ.